Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur vizitën zyrtare në Tokio të Japonisë.
Ai ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të marte pamje nga takimi me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, teksa tregon se aty u diskutua për një sërë projektesh me rëndësi.
“Dhe me fillimin e vizitës zyrtare në Japoni, e cila nisi me takimin me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, ku diskutuam një sërë projektesh me rëndësi, ju uroj një ditë të mbarë”, njoftoi Rama.
Rama shoqërohej në këtë takim nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, Japoni, në datat 21 deri në 25 shkurt, në kuadër të 42 vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.
Rama, mes tjerash njoftoi se ai “do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera”.
Rama do të zhvillojë një takim bilateral me Kryeministrin i Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.
Viti 2022 shënoi 100 vjetorin e marrëdhënieve të miqësisë mes Shqipërisë dhe Japonisë./tvklan/
Begaj uron 28 Nëntorin nga sheshi i Vlorës, thekson vetëdije...
Festa, nga Kosova drejt Shqipërisë/ Trupa e veteranëve të UÇ...
Me simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova ni...
Inter Miami do t’i ofrojë kontratë të re Messit
Krasniqi uron e përkujton: 28 Nëntori na emocionon, nuk e ke...
Anisa flet me Sarën për muzikën: Industria e muzikës është s...