Google ADS

Rama nga Vlora: Kemi bërë gabime, por njerëzit na besojnë

14:20 | 27 Maj 2023
K.B

Turin falenderues për votën e 14 majit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ndali sot në Vlorë ku shprehu mirënjohje për cdo kontributor të Partisë Socialiste.

“Falenderoj ata që kanë kontribuar si aktivistë, patronazhistë, ata që janë në këtë parti nga dita e parë e vijojnë të kontribuojnë njësoj si dita e parë. Falenderoj gratë dhe vajzat e Vlorës, është garanci e vecantë që në PS ka gjithmonë e më shumë gra e vajza. Ishte kënaqësi takimi me këshilltarët e reja të bashkisë Vlorë, ku ka një harmoni të kënaqshme. I thash Ermalit, kur më kërkoi një këshillë, i thash mbështetu te gratë dhe vajzat, dhe për cdo detyrë, që burri të marrë detyrën duhet të jetë 100 herë më i mirë se gruaja ndërsa gruaja, duhet të jetë barazim me burrin” u shpreh Rama, ndërsa theksoi se vota e 14 majit, ka një domethënie shumë të madhe për PS.

“Vota e 14 majit ka një domethënie shumë të madhe, morëm rezultatin historik të PS, votuan më shumë se asnjëherë më parë për PS, por ajo që është me rëndësi, më 14 maj arritëm që si parti të dalim forcë e parë në këshilla bashkiak, kur nuk kemi qenë ndonjëherë sin ë Shkodër, Tropojë a Dibër. Dhe në këto zgjedhje ka ndodhur dicka e re, më parë vota për partitë e mëdha se ka qenë një tjetër po s është më, ndahej në shumë parti të vogla dhe kur vinte pun ate këshillat kishim një perqindje shumë më të ulët. Këtë herë PS ka marrë votën e vet, të konsoliduar e të bashkuar. PS ka hyrë në një fazë të re që duhet ta kuptojmë si një nevojë për t’u hapur për prurje të reja, pa asnjë paragjykim.

Të jemi një komunitet i madh ku ka vend për të gjithë, ku të ndihen të përfaqësuar edhe ata që s na kanë dhënë votën. Në këto zgjedhje rezultati ynë është më i lartë se na kanë votuar ata që s’e kanë bërë kurrë më parë, dhe se në këto zgjedhje ato që kanë votuar palën tjetër në këto zgjedhje nuk dolën, sepse nuk donin të ndyenin dorën. Njerëzit kanë besim te ne, pavarësisht se kemi bërë gabime, janë të bindur se vetëm ne mund të bëjmë gjërat që ata presin. Është një sfidë e madhe nga e cila duhet të mësoj unë i pari, udhëheqja e PS e të gjithë ata që e përfaqësojnë partinë.”-vijoi më tej Rama./abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme