Rama: Nga prilli përgjysmohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë

12:47 | 18 Mars 2022
V. S.

Nga muaji Prill do të përgjysmohet taksa për pagat deri në 50 mijë lekë të reja. Lajmin e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale.

“Nga muaji Prill ½ taksa për pagat deri në 50 mijë lekë”, ka shkruar Rama në postimin e tij mëngjesin e sotëm.

Qeveria Rama kishte premtuar që ky ndryshim fiskal të hynte në fuqi prej korrikut të këtij viti, por duke e përfshirë në paketën e rezistencës sociale, është afruar zbatimi i saj në muajin prill./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme