Rama nga Praga: Kosova dhe Serbia duhet të dalin nga konflikti

19:48 | 30 Gusht 2024
K.B

Kryemninistri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë intervistës në me gazetarin Steve Clemons në Forumin që po mbahet në Pragë, u është përgjigjur disa pyetjeve me rëndësi për vendin tonë dhe rajonin.

Clemons iu drejtua kreut të ekzekutivit të Shqipërisë me pyetjen nëse Rusia ka bërë ndonjë përpjekje për të minuar qeverinë shqiptare. Rama u shpreh se me Rusinë “nuk kemi ndonjë mall” dhe as konflikt, dhe se nuk munden që të gjejnë spiunë brenda territorit shqiptar.

Por ai tha se Rusia mund të bëhet problem për pjesën tjetër të Ballkanit, dhe se kjo është arsyeja se përse duhet të shuhet konflikti mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se është me rëndësi që kjo e fundit të mbahet “në anët tona”.

“Për shkak të historisë sonë, ne kemi qenë Koreja e Veriut e Europës, Praga për ne ka qenë po aq e paarritshme sa Parisi në komunizëm… Dhe kur rusët vendosën të hiqnin qafe Stalinin, ne i qëndruam stoik. Duke qëndruar te Stalini dhe duke qenë stalinist deri në ’90, na bënte vendin më pak interesant për Rusinë. Deri sot s’ka pasur një vizitë në Moskë dhe askënd se ka marrë malli. Ne nuk duam asgjë të keqe për Rusinë ….

Sa i përket Rusisë nuk jemi të interesuar, kështu që ajo nuk mund të gjejë spiunë të gatshëm t’i shërbejnë për pak para. Kemi pasur disa gjëra në përziere, por asgjë të madhe. Aty ku mund të jetë vërtetë problem është në pjesë të tjera të Ballkanit, dhe ndaj na duhet që Serbia dhe Kosova të dalin nga konflikti, dhe na duhet ta mbajmë Serbinë sa më shumë në anën tonë”, tha Rama./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme