Mbyllet transporti publik shkaku i koroanvirusit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se nga mesdita e sotme në Tiranë e në Durrës do të mbyllet transporti publik shkaku i koroanvirusit.
“Po bëjmë gati transportin e dedikuar për mjekët dhe infermierët”, shkruan ai në Facebook.
Kujtojmë, se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije se transporti publik në Tiranë do të ndërpritet plotësisht si një tjetër masë drastike e ndërmarrë nga qeveria për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Në një lidhje direkte me një nga mediat, Veliaj u shpreh se “menjëherë sapo të shkëpus lidhjen me ju do të nënshkruaj urdhrin për ndërprerjen e plotë të transportit publik në Tiranë. Jemi në një situatë ku fluksi i lëvizjeve me urban ka rënë me 70%, me duam që të bjerë dhe 30 % që ka mbetur. unë nuk jam shkencëtar por dihet që virusi ka një kurbë të vetën që bie në proporcion me masat që ndërmerren. Preken më pak banorë në kohë më të shkurtër nëse minimizohet lëvizja e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Tiranës.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale