Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar që po mbahet këtë të enjte theksoi se procesi i integrimit në BE kërkon dije të reja.
Gjatë diskutimit mbi politikat që po ndërmerren për të mbështetur më tej ekonominë dhe bizneset, kryeministri theksoi se të gjitha sektoret duhet të bashkojnë forcat për të arritur qëllimet.
Rama thekson se ekonomia shqiptare po kalon një fazë tejet pozitive zhvillimi, e certifikuar së fundmi edhe nga Standard&Poor’s, që e ngriti Shqipërinë në majën më të lartë me vlerësimin e saj për financat publike dhe uljen e mëtejshme të borxhit.
“Për herë të parë jemi ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar, vizioni shkon përtej të dhënave të aktualitetit, kemi një potencial për rritje të investimeve të huaja, synimi ynë është të ngrihemi në 2, 2.5., 3, 5 miliardë, i kemi të gjitha mundësitë që në një kohë jo shumë të gjatë të kemi një tjetër vlerësim pozitiv nga Strandard and Poors’s, nuk është aspak e shfrenuar imagjinata në një kohë. Nuk shton më problemin e pagave, është gati të paguaj shumë mirë, nga ana tjetër, mënyra se si do të frymëzojmë një politikë të re, aftësimin profesional jo vetëm, duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje sa më të qartë dhe konkrete për çka do të bëjmë, diskutimi për pr.ligjin e ri për Dhomën Ekonomike, një projektligj i vonuar për shumë vite, pa i hequr askujt të bëjë çfarëdolloj organizimin e regjistrimit, siç e kanë të gjithë, është një proces që ngarkon me përgjegjësi të madh jo vetëm qeverinë por të gjithë sistemin e organizimit të qeverisë. Nuk do integrohet qeveria, por Shqipëria, edhe sistemi ka përgjegjësinë e tij, do të jetë kostot e veta në këtë proces, ka një emërues të përbashkët, për ne qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sektorin privat, kërkon dije të reja, që nga mënyra se si funksionon, procesi, Bashkimi Evropian. Kjo punë kërkon dialog më të organizuar. Nuk do të ndalemi, por do të vijojmë më tej me rritjen e konsiderueshme të pagave në sektorin privat dhe ofrimin e disa lehtësive fiskale për të punësuarit”, tha Rama./tch
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...