Kryeministrit Edi Rama tha se është caktuar data kur do të ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, por zgjodhi të mos ta thoshte.
Siç e ka thënë dhe më parë jo pak herë, ai u shprehej se të parët që do vijnë do jenë ata që e kanë sharë më shumë .
“E ardhmja e Kukësit është turizmi. Kemi caktuar edhe datën për uljen e avionit të parë në Kukës dhe për të sjellë ata nga Londra që më kanë sharë e përqeshur. Shumë kush na thotë ç’na duhen portet dhe aeroportet, ne duam burg, së pri për bukë shqiptarët nuk kanë vdekur për burg që nga koha e Skënderbeut, por nëse i referohemi bukës i metaforë që ka të bëjë me mirëqenien dhe sigurinë, aeroportet janë fabrika buke.
Krijojnë kushtet për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport 1 euro e shpenzuar 23 euro të kthyera në një periudhë afatmesme”, tha Rama./tch/
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...