Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Shqipëria nuk dorëzoi asnjë hebre te nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në Aachen, Gjermani, në ceremoninë tradicionale të çmimit “Karli i Madh”.
Rama tha se Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore, sesa para se të niste ajo.
Ai bëri thirrje për më shumë bashkëpunim dhe mirëkuptim mes vendeve, duke i lënë vend tolerancës.
“Gjatë rrjedhës së historisë, Europa ka mësuar të jetë më shumë vetë-kritike. Një frymë shkatërruese ka hyrë në mendjet e njerëzve. Prirja për të censuruar është mjaft e dukshme. Qëndrimi ose ti ose unë, por asnjëherë së bashku, bëhet mjaft e fortë. Shqipëria një vend me shumicë muslimane, ishte i vetmi vend në Europë që kishte më shumë hebrenjë pas luftës së dytë botërore, para se ajo të niste.
Për shqiptarët toleranca nuk ishte thjeshtë një pranim pasiv apo njohje me zor e diversitetit të dikujt. Nuk ka asnjë të dhënë të një hebreu të vetëm të kapur apo të dorëzuar te nazistët. Vetëm të tolerosh ashtu siç shkruante Gëte, është të fyesh. Ai theksonte se toleranca është e rrënjosur në respekt.
Më lini t’iu falënderoj, nuk është vetëm tolerancë për hir të bashkëjetesës në paqe. Toleranca e shqiptarëve muslimanë e të krishterë shprehën ndaj hebrenjve, kërkon frymën e vetë të përkushtimit. Të zgjidhësh mosmarrëveshje me respekt, të vazhdosh të ndërtosh ura. Të sfidojmë veten tonë”, tha Rama./euronews.al
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...