Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një videomesazh nga Buni i Bajraktarit, ku ka garantuar se mbështetja e qeverisë për investime nuk do të mungojë.
Rama shoqërohej nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet beci.
“Kemi ardhur dhe po ngjitemi drejt Thethit ku do diskutojmë atje me ata që kanë hapur dyert dhe e kanë kthyer Thethin në një destinacion evropian turistik për programin e ri, paketën e re të mbështetjes për investimet në këto male, e cila do hapë rrugë atyre që i kanë lënë këto male në kërkim të një jete më të mirë dhe kanë kursyer e kursejnë që kursimet ti investojnë në tokat e të parëve me një lehtësi të plotë pa pasur hallet e pafundme të zinxhirit të pronave e pa pasur nevojë të kalojë në procedura që kërkojnë firmat e të gjithëve, me një mbështetje të fuqishme qoftë për dhënien e lejeve e për të ndërtuar agroturizmat, dhe për t’i dhënë mundësi ekonomisë të fuqizohet edhe më shumë falë turizmit e milionë turistëve”, tha Rama teksa bëri me dije se qeveria ka një plan ambicioz për Shkodrën, por nuk ka zbuluar detaje./rtsh.al/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...