Rama: Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike

12:31 | 26 Qershor 2022
K.B

Nga 1 korriku do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike. Është kryeministri Edi Rama që ka njoftuar vendimin, në një shënim në llogarinë e tij në Facebook.

Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend që prej 1 qershorit. Sakaq, kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë që qeset plastike po zëvendësohen me ato të letrës, ndërsa qytetarët, thotë ai, po përdorin trasta për pazar.

Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar

Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin

Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan Rama. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme