Google ADS

Rama: Nëse Maqedonisë së Veriut i hapen negociatat dhe Shqipërisë jo, probleme për rajonin

12:09 | 9 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews, ka paralajmëruar vendet e BE se nëse nisin negociatat me Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë, kjo do të ishte e dëmshme për rajonin.

Rama tha: “Kjo nuk do të ishte strategjike, kjo nuk do të ishte shumë largpamëse, kjo do të ishte krejt taktike dhe krejt e dëmshme, sinqerisht, për rajonin. Dhe ndërkohë mendoj se do të ishte shumë jokorrekte sepse, po, Maqedonia ka bërë progres mahnitës përmes Marrëveshjes së Prespës dhe sigurisht e meriton të shpërblehet për këtë, sepse e kanë merituar, por shtrohet pyetja, duhet të kesh nevojë për një konflikt që të shpërblehesh për atë çka bën?!”

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme