Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë grabitësit që ngrenë armët kundër qytetarëve dhe efektivëve të policisë se do të marrin një përgjigje ashtu si grabitësi i vrarë në Fier.
Në një takim me Policinë e Shtetit, ku do të shpërndarë disa medalje mirënjohje për efektivë të policisë, kryeministri vlerësoi në veçanti punën e patrullës së policisë në Fier që ndaloi grabitësit në shtëpinë e Minella dhe Elsa Muçit, duke zbuluar se ishte e njëjta patrullë që kapi në kohë rekord grabitësit e exchange në Fier, ku mbeti i vrarë një person.
PJESË NGA FJALIMI I RAMËS
Është një nder i posaçëm që nderoj kolegët tuaj të cilët u bënë shembull i kurajës dhe integritetit të policisë që duam.
Shteti mund të rrisë pagat, të përmirësojë logjistiken etj, por dallimin në përballjen me krimin e bën trimëria e karakteri i atyre që përballen me të.
Investimi ynë për të mbështetur rritjen e forcës goditëse të policisë së shtetit është i duhuri.
Mirënjohja ndaj të gjithë atyre që i shërbejnë interesit publik në policinë e shtetit dhe në këtë rast dhënia e medaljes së mirënjohjes së kryeministrit për disa prej jush është vetëm një gjest shumë modest po besoj i domosdoshëm kur bëhet fjalë jo vetëm thjesht për njerëz në uniformë por për kryefamiljarë që janë gati të vetëflijohen, për njerëz të zakonshëm të këtij vendi që i bën të pazakonshëm fakti që i shërbejnë këtij vendi nën uniformën e policisë së shtetit.
Karakteri dhe bindja se drejtësia e përpjekja me mendje e zemër në funksion të Kushtetutës, është arma e superioritetit të Policisë së Shtetit.
Kazanët zhurmëmëdhenj rendën ta bënin të dyshuar Policinë e Shtetit, e vërteta na bën të ndjehemi krenar.
Në emër të qeverisë dhe shumë njerëzve të zakonshëm shpreh admirim dhe mirënjohje të thellë për 5 kolegët tuaj që u përballën me grabitësit në Fier.
Ishte po kjo patrullë që u angazhua në ndjekje me shpejtësi të lartë derisa arrestoi grabitësit e armatosur që i morën jetën një qytetari në Fier. Janë të tillë heronj, që nuk i njohim sepse nuk shfaqen nëpër ekrane apo gazeta. Çdo ditë e çdo natë zhvillojnë një betejë të pabarabartë me krimin. Është krimi që e vendos orën e përballjes dhe është pikërisht gatishmëria e këtyre heronjve që përcakton fatin e betejës së pabarabartë.
Nëse keqbërësit nuk pranojnë të ulin armët dhe me armët kërcënojnë qytetarët dhe punonjësit e policisë, kjo ishte e vetmja përgjigje që do të marrin dhe që meritojnë në çdo rast. Koha kur qytetarët ishin në mëshirën e kriminelëve dhe grabitësit hynin e dilnin si në një han pa porta ka marrë fund njëherë e mirë. Patjetër që ka dhe do të ketë grabitës që synojnë banesat dhe bizneset e qytetarëve po do të ketë një polici për t’i zbuluar dhe vendosur prapa hekurave. Ashtu sikundër ka marrë fund njëherë e përgjithmonë edhe koha kur efektivët e policisë braktiseshin në rrugë përballë krimit. Koha kur komisarët e policisë vriteshin sistematikisht, koha kur kryetarët e partisë shkonin tek godina e djeshme e ushtarakëve për të kryer homazhe për komisarët e vrarë./opinion/
Këmbësori goditet nga vetura te Bill Clintoni në Prishtinë
KOSTT: Rikthehet furnizimi me rrymë në Gjilan
Rriten rastet e norovirusit në ShBA
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...