Kryeministri Edi Rama ndodhet në Uashingon, ku po merr pjesë në konferencën “World Leaders”.
Kreut të qeverisë shqiptare i është dhënë fjala në organizimin e Komitetit izraelito-amerikan, ku është shprehur se marrëdhënia e Shqipërisë me Izraelin është e shkëlqyer.
Rama mes të tjerash ftoi biznesmenët izraelitë që të investojnë në Shqipëri, si dhe qytetarët e këtij shteti për të kaluar pushimet.
“Për herë të parë këtë vit do të kemi një fluturim të drejtpërdrejtë nga Izraeli në Shqipëri gjatë periudhës së verës. Dua që ajo çka njëherë e një kohë përkufizohej si toka e dytë e hebrejvë të bëhet shtëpia e dytë për pushime, kështu që jeni mjaft të mirëpritur në Shqipëri. Jam i angazhuar personalisht të ndërtoj një qendër kulturore shqiptaro-izraelite në qendër të Tiranës dhe për këtë kam angazhuar një projektues gjerman, – u shpreh kryeministri. – Do të doja një binjakëzim të kësaj qendre të ndërtuar edhe në Jeruzalem, ku të gjithë të mësojnë se përtej çdo feje e besimi, shqiptarët i panë hebrenjtë si njerëz”.
Rama theksoi se Shqipëria është e angazhuar dhe i qëndron në krah Izraelit për të vazhduar luftën në frontin kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizimit.
Kreyministri shqiptar, në fjalën e tij në në konferencën e World Leaders që zhvillohet në Uashington, evidentoi marrëdheniet të mira mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ai iu referua historisë së Luftës së Dytë Botërore kur tha se shqiptarët kryesisht klerikët, imamët dhe priftërinjë pagëzuan hebrenjtë dhe ndryshuan identitet vetëm për ti mbrotjur nga gjermanët.
“Shqipëria ishte vendi i parë që ka njohur komunitetin hebre që të organizohej. Asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve nga asnjë mysliman apo katolik. Shqipëria është një shembull për tolerancën fetare, – shtoi Rama mes të tjerash. – Detit Adriatik më hyrjen e Mali të Zi në NATO është tashmë kufi i NATO-s. Shihet si i sigurt por na duhet që të luftojmë bashkë me partnerët tanë kundër kërcënimeve të përbashkëta. Këto kërcënime përfshijnë jo vetëm terrorizmin dhe esktremizmin e dhunshëm, por edhe burimet që i financojnë këto lloj veprimtarish, përfshi lloje të ndryshme të kontrabandimit dhe trafikimit të drogës”./gsh/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë