Pas vizitës që bëri sot kryeministri Edi Rama në Thumanë, ku shoqërohej nga imami Elvis Naçi, vjen një reagim nga Partia Demokratike. Selia blu i është kunderpergjigjur Rames, i cili përuroi nisjen e punimeve për banesat në Thumanë.
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte në banesën e shkatërruar të Gjyle Hysenit, e cila jeton me djalin e saj në varfëri ekstreme.
Nënë e bir, pavarësisht se vuajnë nga shëndeti mendor dhe jetojnë në çadër, nuk kanë parë asnjë ndihmë nga shteti.
Gjyle Hyseni: Jam Zyle Hyseni edhe jam 67 vjeçe. Ka qenë më 26 Nëntor.
Belind Këlliçi: Që kur ra tërmeti?
Gjyle Hyseni: Po po!
Belind Këlliçi: Keni ndejtur këtu?
Gjyle Hyseni: Po, po këtu në çadër.
Belind Këlliçi: Po çfarë të ka bërë shteti, të ka dhënë gjë shteti?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, veç ushqime, kështu ça kam, asnjë gjë tjetër.
Belind Këlliçi: Ndonjë gjë për shtëpinë? Çfarë të kanë thënë tjetër?
Gjyle Hyseni: Ata kanë thënë prit, prit edhe s’erdhën ata, nuk erdhën fare.
Belind Këlliçi: A ke marrë ndonjë mbështetje, ndonjë ndihmë financiare? Të ka dhënë ndokush lekë nga shteti? A ka ardhur dikush me të pyet çfarë halli ke?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!
Belind Këlliçi: Nga Bashkia?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, jo!
Belind Këlliçi: Dikush me të pyt çfarë halli ke? Qoftë nga bashkia, nga shteti?
Gjyle Hyseni Jo, jo, jo!
Belind Këlliçi: Nga qeveria?
Gjyle Hyseni: Jo, jo, asnjë!
Belind Këlliçi: Po si jetoni? Me çfarë jetoni?
Gjyle Hyseni: Me ushqime kështu, me ushqime, me gjana bien ato besimtarët. Jam edhe vet sëmurë pasha Zotin. Ky dit për ditë merr ambulancën edhe më çojnë në Laç më bëjnë gjilpëra, shih si e kam tu bo serume.
Belind Këlliçi: Ashtu?
Gjyle Hyseni: Tu bë serume, t’u bë… me ilaçe jam.
Shkëlqim Hyseni: 9 muaj kam ndejtur në çadër.
Belind Këlliçi: Që në nëntor ke ndejtur?
Shkëlqim Hyseni: Po!
Belind Këlliçi: Ke 9 muaj?!
Shkëlqim Hyseni: Po! Kanë ardhur njëherë ato të tjerat, kanë ardhur ato ushtarë, edhe u thashë për shtëpinë që më ka ra nga tërmeti. Edhe në nëntor thanë do vijmë ne të ta bëjmë po nuk e di tani a rrejnë, nuk e di tani.
Gjyle Hyseni: Veç ne duam sa më shpejt me bë shtëpinë se vjen dimri si thika”.
E tradhtoi shoku më i afërt? – Leo i “kërkon” llogari Gjesti...
Zgjedhet Formacioni i vitit 2024 në Superligë sipas votave t...
Zvicra dhe BE arrijnë marrëveshjen/ Synohet forcimi i lidhje...
A do të rikthehet ndonjë ish-banor sonte në Big Brother VIP ...
Turqia thirrje që grupet militante kurde të dorëzojnë armët
Diplomatët amerikanë në Siri, për herë të parë pas rënies së...