Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në të gjithë shkollat publike janë 400 mjekë e infermier që kujdesen për shëndetin e fëmijëve.
Rama theksoi se në shkollën “Mihail Grameno” në tiranë, për herë të parë ka nisur programi kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë shkollore 6 deri 14 vjeç.
“Tiranë – Në shkollën “Mihal Grameno” ku për herë të parë do të nisë Programi Kombëtar i Depistimit të Skoliozës te fëmijët në moshë shkollore 6 deri 14 vjeç, krahas shërbimeve ekzistuese të vaksinimit, shikimit, e depistimit dentar me 200 kabinete të shpërndara në institucione të ndryshme arsimore”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
“Në total në shkollat publike janë 400 mjekë dhe infermierë që kujdesen për shëndetin e fëmijëve, duke diagnostikuar dhe parandaluar në kohë sëmundje të caktuara, dhe nxitur kulturën për një stil të shëndetshëm jetese”, shtoi ai./Arbresh.info
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...
Drita e mbyll si kampione stinorin vjeshtor, Ballkani e ndje...
Kurti: Kemi rritur pensionet dy herë gjatë mandatit
“Boll more më”, Xheneta me ashpërsi i kthehet Rovenës, ja re...
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani