Google ADS

Rama në Spanjë: Do u mundësojmë studentëve programe dhe diploma, pa lëvizur nga Shqipëria

11:18 | 24 Janar 2024
R J

Kryeministri Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, gjatë vizitës në Spanjë, është takuar me rektorin e Universitetit  Kombëtar të Edukimit në Distancëm (UNED).

Përmes një njoftimi në Facebook, kreu i qeverisë thotë se qeveria shqiptare po punon, që kampusi i Gjirokastrës t’i bashkohet këtë vit sistemit evropian, i cili do t’u mundësojë studentëve mundësinë e programeve dhe studimeve, pa lëvizur nga Shqipëria.

“Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme