Rama: Në shkolla do ndërtohen parcela bujqësore

14:33 | 16 Dhjetor 2021
A. B.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi ditën e sotme se në shkollat shqiptare do të ndërtohen parcela bujqësore.

‘Sot është një ditë shumë e bukur për arsimin në Tiranë sepse ky kompleks që ka qenë një nga arsyet për tallje dhe sulme kritike, duke na thënë se këto janë manipulime kompjuterike, 3D, këto kurrë nuk do të bëhen realitet. Këtu është një realitet edhe më i bukur . sfida është që jo të mbetemi me kënaqësinë që të jep një punë e tillë e bërë me shumë seriozitet, por të shkojmë më tutje për ti transformuar këto hapësira që të krijojnë kushte jo vetëm optimale. Ne tani po hyjmë në një fazë të re me arsimin para universitar për të mbushur atë kohën midis orëve të mësimit dhe shtëpisë. Kem i disa elementë të rinj që do të bëhen pjesë e punës sonë me shkollat nga viti i ardhshëm, duke filluar nga programi i arteve dhe zejeve. Brenda këtij mandati do tokemi ndryshime tejet të rëndësishme. Elementi i fundit është ndërtimi i parcelave bujqësore në shkolla. Të gjithë këto hapësira rreth e rrotull, brenda mureve të brendshme të këtij kompleksi nuk mund të jenë thjeshtë hapësira me bar. Ndërkohë që po të jenë një pjesë e tyre, hapësirë për kultivimin e perimeve për dhënien mundësi të nxënësve të kenë një dijeni fillestare për tokën, vlerëne saj. Dhe pastaj pak nga pak të krijojnë edhe modestish sipërmarrjen bujqësore të shkollës. Kjo do të vlejë për të mësuar edhe këtë pjesë të tregtimit të produkteve do të ishte një laborator natyror fantastik”,-tha Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme