Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan në Nju Jork.
Në këtë takim është folur për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si dhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë, shkruan Arbresh.info.
“New York – Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor