Rama në SHBA: Shqipëria dhe Izraeli, dy vende të vogla, por me shpirt të jashtëzakonshëm

13:26 | 28 Shtator 2024
E.K

Në aktivitetin e organizuar në SHBA për kontributin dhe vlerësimin e Shqipërisë dhënë për strehimin dhe mbrojtjen e Hebrenjve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vlerësoi bashkëpunimin me shtetin Izrael. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se dy vendet janë kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm.

“Tre dekada në krye të Hezbollah dhe ‘fantazmë’ për Izraelin, kush është Hassan Nasrallah! Shkollimi, jeta në bunker, lidhjet me Iranin dhe fiksimi për sigurinë.

Për ata prej jush që nuk kanë qenë kurrë në Tiranë, atje ka një bunker të nëndheshëm në qendrën e qytetit. U ndërtua për t’i bërë ballë sulmit të NATO-s. Sot, është transformuar në një hapësirë kushtuar viktimave të atyre që e ndërtuan.

Bunkeri të kujton një ngjasim modest të Yad Vashemit:

Brenda shkallëve, poshtë fotografive të mijëra shqiptarëve të vrarë nga regjimi ynë i stilit koeanoverior në mes të Europës, disa shkronja neoni formojnë fjalët e Primo Levit, “ata që harrojnë të shkuarën, janë të dënuar ta jetojnë sërish”.

Po e përmend këtu jo për të hequr ndonjë paralelizëm të pamundur midis shfarosjes së tmerrshme masive të miliona hebrenjve nga regjimi nazist dhe vdekjeve tragjike që regjimi ynë komunist u solli mijëra të pafajshmëve që u shpallën armiq të popullit, por thjesht për t’ju thënë të gjithëve ju se ne, shqiptarët, e njohim si dhimbjen e pashembullt të plagëve të mëdha të historisë, ashtu edhe nevojën e pakrahasueshme për të mos i harruar kurrë shkaqet e tyre.

Ne jemi dy kombe të vegjël si madhësi, por me shpirt të jashtëzakonshëm. Meqë ra fjala, u gëzova shumë kur mora vesh se popullata hebreje në Izrael arriti në 10 milionë banorë, sepse besoj që çdo hebre i porsalindur është bekim jo vetëm për Izraelin, po për mbarë botën, borxhi i së cilës ndaj hebrenjve nuk mund të fshihet kurrë”, tha Rama.

Ndalur në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, Rama e konsideroi këtë të fundit si një nga shëmbëlltyrat më të këqija në botë.

“Ndërsa bota mund të jetë e ndarë në lidhje me mënyrën si mund të dalim nga kjo luftë, është pa dëshmuar klithmat e dhimbjes së njerëzve në Gaza, është marrëzi me pasoja shkatërruese të mos jemi të bashkuar në luftimin e terrorit. Hamasi është një nga shëmbëlltyrat më të këqija antidemokratike në botë”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi transformimin e vendit, sikurse sipas tij nw fushën e turizmit, sigurisë, rolin në Këshillin e Sigurimit, në krye të OSBE-së dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

“Shqipëria qëndron sot në skenën botërore krenare pas kalimit nga një e shkuar e errët diktatoriale në një rrugëtim të gjatë tranzicioni, gjatë të cilit kemi vuajtur shumë paragjykime nga bota jashtë nën damkën e kriminelëve të varfër.

Transformimi i vendit tonë përmes një reforme rrënjësisht të fortë por të nevojshme të drejtësisë dhe lulëzimit të turizmit, me nivelin tonë të lartë të sigurisë dhe rolet tona në Këshillin e Sigurimit, në krye të OSBE-së dhe në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, flet vetë.

Ne kemi gjetur zërin tonë në rajon një zë të cilin fuqitë e mëdha e dëgjojnë dhe e besojnë. Por meraku im është të sigurojmë që ky pozicion i ri i Shqipërisë të bëhet i pakthyeshëm.

Ne duam miqësi më të forta me të gjithë miqtë tanë të natyrshëm. Aleatët tanë strategjikë janë ShBA-ja dhe BE-ja, e cila është bekimi i rajonit tonë, që, në të kundërt, do të duhej ta harronte shtetndërtimin demokratik dhe prosperitetin.

Ne kemi partneritete strategjike me Italinë, Turqinë dhe Greqinë. Ne duam lidhje më të forta me Izraelin. Ne duam partneritete më të forta me botën arabe dhe kemi forcuar shumë partneritetin tona me Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend mjaft frymëzues me një udhëheqës progresiv vizionar paqedashës që vjen vetëm njëherë në jetë dhe, po ashtu, me Arabinë Saudite, shtysa për reforma e së cilës dhe kërkimi i progresit nën drejtimin e një udhëheqësi tjetër vizionar na ka afruar shumë më tepër se më parë. Ne nuk duam konflikte apo mërira nacionaliste në rajon.

Ne synojmë të promovojmë jo vetëm me fjalë, por me shembullin tonë, vetëm paqen, bashkëpunimin rajonal dhe gjithnjë dialogun në vend të shfaqjes së muskujve, ” tha Rama./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme