Kryeministri Edi Rama ka qenë në Sarandë, për të prezantuar ligjin e ri për pakicat që po hartohet nga qeveria e tij.
Në fjalën e tij në këtë event, Rama ka deklaruar se, identiteti i minoritarëve nuk është një çështje e tyre, por i shtetit ku ata jetojnë. “Kjo është një kredo që vjen nga historia e thjeshtë dhe e përbashkët e fshatrave, ku shqiptarët dhe minoritarët kanë jetuar si vëllezër dhe si motra, pa pasur probleme dhe kanë ndarë barrën e shqetësimeve dhe gëzimet me njëri-tjetrin”, ka deklaruar Rama. Ai është shprehur se këtë kredo qeveria e tij dëshiron vetëm ta përforcojë. “Ta përforcojmë duke çuar më tutje cilësinë e legjislacionit tonë. Duke veçuar punën e nisur për hartimin e një ligji specifik për pakicat, ne jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë për të bërë”, ka thënë Rama.
Kryeministri ka saktësuar më tej se, ligji i ri do të garantojë të drejtat arsimore të pakicave dhe se në këtë drejtim do të shihet mundësia e hapjes së zyrës arsimore për minoritetet e Dropullit dhe Finiqit. Gjithashtu, “do krijohet një fond i posaçëm për pakicat kombëtare, që do bëjë të mundur realizimin e projekteve sociale për to”, ka shtuar Rama.
Ai është ndalur edhe tek çështja e pronave, duke nënvizuar se nga vjedhja e tyre e kanë pësuar të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm minoritarët, por për këtë ka edhe një zgjidhje. “Vettingu. Shqipëria duhet të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e këtyre njerëzve që i kanë bërë këtij vendi atë që s’ia ka bërë asnjë pushtues dhe as diktatura. Lëvizjet e trojeve i kanë shkaktuar ata, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, ka shtuar Rama.
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...