Dy ditë pas protestës së opozitës, Edi Rama u shfaq në publik për t’i komunikuar Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, se gjatë Forumit Ekonomik të Davosit, ku mori pjesë javën e kaluar, kishte krijuar bindjen se Shqipëria ndodhej një hap pranë hapjes së negociatave me BE-në.
Duke mos iu referuar në asnjë moment protestës direkt, Kryemnistri u duk se replikoi në distancë me argumentin kryesor të protestës, kapjen e drejtësisë.
“Fantazitë dhe propaganda për me demek kapjen e drejtësisë janë dokrra! Opozita ka gjithë të drejtën e vet, që të ketë një kalendar dhe axhendë që nuk përputhet për ta garantuar hapjen e negociatave”, vijoi ai.
Ftesën për dialog e rinovoi me kushtin që të jetë për tema të interesit kombëtar dhe publik.
“Nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë vijimësisht në një pozicion antihistorik, shpresoj dhe uroj që në temën e reformës zgjedhore të ketë dialog dhe proces dhe të ketë një sens urgjence nga palët”, deklaroi Rama.
Në një tjetër aktivitet, atë të Fondacionit “Qemal Stafa” të Partisë Socialiste, Edi Rama foli me tone pozitive për figura si Fatos Nano, Luan Hajdaraga, apo Ylli Bufi, nga të cilët brezat e rinj të socialistëve sipas tij, duhet të mësojnë.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?