Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Pragë për samitin e 44 udhëheqësve të Europës.
Kreu i qeverisë ka thënë për mediat e pranishme atje se është e nevojshme që shtetet europiane të jenë së bashku.
“Nuk është një ide e re, por shumë e vjetër. Por rilind kur ka kohë krizash. Shpresoj që nuk do të kemi nevojë për kriza të tjera për të pasur një takim si sot. Nga ky takim do të vijojmë të ndërtojmë diçka shumë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e vendeve dhe popujve të Europës. Shqipëria është pjesë e rajonit që është Ballkani Perëndimor. Për ne është tepër e rëndësishme që BE të mos ketë një mur, por të jemi të gjithë së bashku”, u shpreh Rama për gazetarët.
Rama ndodhet në Pragë në kuadër të një samiti që pritet t’i japë jetë krijimit të Komunitetit Politik Europian.
Në këtë organizim kryeministri Rama do të mbajë një fjalë.
Në fokus të këtij samiti do të jetë lufta në Ukrainë, pasojat e saj, kriza energjetike dhe çështje të tjera si sulmet kibernetike që kanë prekur Shqipërinë.
Kujtojmë që ditën e djeshme kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij holandez Mark Rutte, shpalosën vizionin e tyre për Komunitetin e ri Politik Europian.
Dy kryeministrat bënë të qartë që nuk duan që kjo strukturë e re t’i mbivendoset atyre ekzistuese, apo të shihet si mekanizëm që i zë vendin procesit të anëtarësimit në BE.
Rama e Rutte, shpjeguan se bashkëpunimi brenda kontinentit është shumë i rëndësishëm duke iu referuar këtu konteksit të luftës në Ukrainë.
Ndër të tjera Rama e Rutte kanë prekur edhe sigurinë kibernetike dhe investimet afatgjata në arsim./tvklan.al/
Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Albani...
Guardiola: Man City nuk ka asnjë shans për titullin e Ligës ...
Prezantohet plani i veprimit për sigurinë në shkolla, Rama: ...
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...