Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal pasditen e kësaj të hëne (11 mars) në Peshkopi, teksa vijnë me procesin e riergjenizimit të partisë. Rama u shpreh se synimi kryesor i këtij procesi është hapja e PS-së për anëtarësime të reja.
“Në të gjitëh territorin e Shqipërisë kemi hyrë në një proces që e kemi quajtur riergjenizim të PS-së që synon së pari një hapje të re të PS-së për të mundësuar përfshirjen e shumë njerëzve të të gjitha moshave që kanë dëshirë t’i bashkohen PS-së, por që për shkak të mënyrës si ne jemi të organizuar dhe për shkak të një lloj refuzimi që fillon edhe bëhet vijë sjellje në këto lloj ciklesh, e kane të vështirë që të gjejnë derën dhe që dera tju hapet”, tha Rama.
Ai nuk la pa thumbuar edhe opozitën, teksa tha se ata kanë marrë peng parlamentin “vetëm për interesat e tyre”.
“Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti. Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur”, theksoi Rama./rtsh.al/
Begaj viziton Mirditën, inkurajon binjakëzimin dhe bashkëpun...
Fitojnë Drita e Ballkani
Pak çerdhe, pak punë për gra
Meloni: Rusia përbën rrezik në shumë plane ndaj sigurisë së ...
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...