Shqipëria vazhdon të jetë anëtare e zgjedhur jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit në OKB deri më 31 dhjetor 2023, mision që përfundon duke nisur nga 2024-ra.
Javën e ardhshme, më 20 shtator, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pritet të drejtojë debatin e hapur me fokus stabilitetin dhe paqen.
Gjithashtu, gjatë kësaj dite kryeministri Edi Rama do të ketë një takim dypalësh me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.
Në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria ka qenë tepër aktive në çështjet e sigurisë dhe paqes.
Ajo ka propozuar draft-rezolutën për Ukrainën ndaj së cilës Rusia, si anëtare e përhershme, përdori veton duke e bllokuar.
Ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden do i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme më 17 shtator, ndërsa presidenti Bajram Begaj më 21 shtator./RTK/
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...