E nesërmja do të jetë një ditë e rëndësishme për të gjithë Evropën, pasi do të lansohet projekti ambicios i Komunitetit Politik Evropian, që synon rritjen e bashkëpunimit dhe afrimin e vende të kontinentit në sfidat dhe ndihmën reciproke.
Në takimin që do të zhvillohet në Pragë të Çekisë janë të ftuara 44 vende.
Shqiptarja.com ka siguruar agjendën e takimit, ku vihet re se do të jenë katër sesione të rëndësishme të aktivitetit: Lansimi i projektit, tryeza e rrumbullakët, takimet bilaterale dhe përfundimet.
Interesant është fakti se në sesionin më të rëndësishëm të samitit, në atë të lansimit të këtij projekti, do të ketë vetëm pesë fjalë përshëndetëse dhe një prej tyre është përfaqësuesi i Shqipërisë Edi Rama. Mes folësve sigurisht është kryeministri i vendit pritës, ai i Republikës Çeke, Petr Fiala, deklarata e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kryeministri i Norvegjisë Gahr Støre, dhe në fund fjala e kryeministres së Mbretësisë së Bashkuar, Lizz Truss.
Shqiptarja.com mëson se për përcaktimin e vetëm pesë folësve ka pasur debate të vogla mes organizatorëve, por përfundimisht është vendosur që kryeministri Rama dhe katër liderët e tjerë të jenë të vetmit që do të kenë të drejtën e fjalës në sesionin e parë të hapjes.
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...