Google ADS

Rama në Mamurras: Në mes të vitit të ardhshëm, shumica do jenë në shtëpitë e reja

11:56 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Mamurras ku po viziton disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, që aktualisht strehohen në çadra.Rama në këtë vizitë shoqërohet nga minstri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ish-ministrja Lindita Nikolla.

Kryeministri Rama iu premtoi rindërtim të shpejtë të shtëpive banorëve në çadra: “Besoj se brenda mesit të vitit të ardhshëm do ta sistemojmë shumicën në shtëpitë e reja. E di që ndoshta nuk më besoni, por do bëhen”, tha ai, raporton TCH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme