Google ADS

Rama: Në Kuvend për bixhozin, Basha: Qeveria ka rënë, do përballen me popullin

20:26 | 24 Tetor 2018
Arbresh.info

Mbrëmjen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha kanë postuar një pas tjetrit në “Twitter”. Kryeministri shkruan se nesër në Kuvend është ligji për bixhozin, ndërsa lideri i opozitës shkruan se qeveria ka rënë.

Mbrëmjen e së mërkurës, Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha kanë postuar një pas tjetrit në “Twitter”. Kryeministri shkruan se nesër në Kuvend është ligji për bixhozin, ndërsa lideri i opozitës shkruan se qeveria ka rënë.

“Nesër në Kuvend për Ligjin që ndalon Bixhozin(kazino, baste sportive,baste për gara qensh, kuajsh,luftëra gjelash,off apo online, pa asnjë përjashtim)! E po nesër dhe ca fjalë për Loto Opozitën e për bastet e gjysmagjelave të kazanit politik të baltës së shpifjeve e të akuzave”, shkruan Rama.

https://twitter.com/ediramaal/status/1055148561782968322

Ndërkohë, për Bashën Shqipëria nuk ka më as kryeministër, as Kuvend, as prokurori, as polici, as gjykata as qeveri, por nje tufë politikanësh banditë që kanë kapur shtetin dhe marrë peng vendin. “Përballja me popullin është e pashmangshme dhe fundi i diktaturës së krimit i sigurt”, tha ai, shkruan too channel.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1055150245225660423?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1055150245225660423&ref_url=http%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2018%2F10%2F24%2Fcicerimat-rama-ne-kuvend-per-bixhozin-basha-qeveria-ka-rene-do-perballen-me-popullin%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme