Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në “Forumin e Paqes” në Paris, bëri disa batuta edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Në nisje të takimit presidenti francez Macron tha se ky takim ku marrin pjesë disa lider nga vende të ndryshe të botës do të zgjasë rreth 1 orë e 15 minuta.
Kjo bëri që kryeministri Rama të thoshte se të arrish që të vendosësh afat kohor në një takim ku marrin pjesë liderë nga Shqipëria, Afrika dhe Amerika Latine tregon zotësi, duke theksuar se kjo i jep përgjigje edhe interesit të madh që Putin kërkon ta përqafojë.
“Zoti president të arrish të vendosësh një afat kohor në një panel ku marrin pjesë liderë nga Ballkani, Afrika dhe Amerika Latine, kjo është zotësi. Tani e kuptoj pse Putini kërkon të të përqafojë”, iu drejtua Rama presidentit të Francës Emmanuel Macron. /Abcnews.al/
Roma rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Torinos
Lojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Midis stomakut dhe trurit ekziston lidhja magjike e cila mun...
Gmail me një funksion të ri për t’ju ndihmuar të gjeni më le...
Abdixhiku: Asociacioni aktual është autonomi – do ta refuzoj...
Shkon në 158 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Spanjë