Kryeministri Edi Rama deklaroi se takimi në Bruksel ishte një darkë informale për të diskutuar mbi takimin e ardhshëm në Trieste, si dhe mbi perspektivat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se ka informuar përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian se pas zgjedhjeve të 25 qershorit duhet të jetë e përgatitur, ajo dhe Komisioni Europian që qeveria dhe opozita e dalë nga zgjedhjet do kërkojë me një zë hapjen e negociatave në Bashkimin Europian.
“Ajo që mund t’ju them është që ne jemi të destinuar që të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për t’u ulur sa më parë në tryezën e negociatave. Pengesë për këtë tryezë ka qenë vettingu, fillimi i zbatimit të vettingut, që shpresoj mos të ndeshë me probleme të papritura, do jetë për ne një arsye shumë e fortë që së bashku, qeveria dhe opozita, apo shumica dhe pakica e dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, të kërkojnë hapjen e negociatave. Do ta bëjmë këtë me forcë, në kuptimin e një zëri të unifikuar dhe pastaj sigurisht që nuk i kemi të gjitha në dorë, sepse Europa në këto momente është ajo që është dhe nuk është më e mira që do donim të ishte”, deklaroi Rama.
Kryeministri Rama theksoi se nuk ka një problem në nivel të raporteve mes vendeve të Ballkanit, sepse, siç tha ai, pavarësisht problemeve ka dialog, komunikim, ndërveprim dhe një sens të përbashkët të së ardhmes që prevalon mbi të tjerat.
“Kjo është diçka që ne kemi mundur ta shohim e ta konfirmojmë në vijimësi. Pastaj, sigurisht që nuk mjafton vetëm vullneti ynë, por duhet dhe Europa të ketë vullnetin e saj e ne shpresojmë ta gjejmë këtë vullnet pas zgjedhjeve të 25 qershorit dhe pas zgjedhjeve në Gjermani. Shpresojmë shumë që pas zgjedhjeve në Gjermani gjërat do të jenë shumë më të qarta e Shqipëria do të hapi negociatat në fund të këtij viti, falë dhe marrëveshjes që ne kemi bërë në Shqipëri, falë dhe zgjedhjeve që sipas të gjitha gjasave nuk do të jenë dot të kontestuara, siç kanë qenë në të shkuarën, falë dhe angazhimit të marrë që qeveria dhe opozita, pavarësisht kush është në qeveri e kush është në opozitë, do të ndajnë qartësisht axhendën e debatit të brendshëm, e mosdakordësive të brendshme, po të doni dhe të konfliktit të brendshëm në momente të caktuara, me axhendën kombëtarë të integrimit europian”, tha Rama.
Duke iu rikthyer marrëveshjes me opozitën, kreministri Rama shpjegon se nuk është ai që duhet t’i garantojë zgjedhje, por të gjithë së bashku duhet të bëjnë çmos që zgjedhjet të jenë vërtet një vijë ndarëse mes së shkuarës dhe së ardhmes.
“Ajo që unë kam bërë e jam shumë krenar, ajo që Partia Socialiste ka bërë, duke qenë një forcë udhëheqëse në qeveri, është që duke i dhënë mundësinë opozitës që të ketë sytë brenda qeverisë e të mund të shohë nga brenda raportin mes imagjinatës e të vërtetës, të na japë mundësinë si vend e si popull që më në fund të ndahemi nga historia e shëmtuar e zgjedhjeve të kontestuara me dhe pa të drejtë, pavarësisht se si në të vërtetë ka qenë vullneti i popullit”, shtoi Rama.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...