Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit 2024, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nënshkroi sot në Gjermani deklaratat për Tregun e Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor dhe për pranim e studim në Arsimin e Lartë.
Deklaratat e nënshkruara sot në Berlin synojnë krijimin e një plani të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.
Rama po merr pjesë në punimet e Samitit të Procesit të Berlinit 2024, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Samitit i Procesit të Berlinit 2024 mblodhi në Berlin krerët e shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, si dhe përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të përfshira në proces.
E pranishme në këtë takim ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mori pjesë në samit në emër të BE-së.
Procesi i Berlinit u iniciua në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit që në fillim ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në – në mënyrë që të përmbushin rekomandimet e bëra në BE në Selanik në 2003, kur këtyre vendeve iu premtua anëtarësimi në BE.
Tirana mikpriti një vit më parë (16 tetor 2023) Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit 2023, i cili u mbajt për herë të parë jashtë kufijve të BE-së, me pjesëmarrjen e 6 kryeministrave të rajonit, si dhe përfaqësuesve të nivelit të lartë dhe organizmave ndërkombëtare të mbi 25 vendeve./atsh.al
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...