Rama në Athinë takon Micotaqis, Dule në Tiranë i kërkon dorëheqjen

18:34 | 29 Tetor 2019
A. B.

Në ditën kur kryeministri Rama takon homologun grek Micotaqis në Athinë, kreu i PBDNJ në Tiranë Vangjel Dule kërkon dorëheqjen duke i kujtuar Ramës edhe dorëheqjen e Cipras kreyt të Syrizas dhe ish kryeministër i Greqisë.

Ja çfarë shkruan zoti Dule në tre mesazhe rresht në Twitter.

Mesazhi i parë: Gjatë 6 muajve të fundit: Kancelari i Austrisë Kurz, pas publikimit të një video-skandali të zv/kancelarit, shpalli zgjedhje te parakohshme. Cipras, pasi partia e tij Syriza humbi në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërmorri të njëjtin akt.

Mesazhi i dytë: Fillimisht Theresa May dha dorëheqje, ndersa tani pasuesi i saj Boris Johnson shpalli zgjedhje te parakohshme ngaqë deshtuan me Brexit. Edhe Zaev në zgjedhje para 10 ditesh pas -Jo-së për negociatat. Sot, pas protestave disaditore, edhe Hariri i Libanit dha dorëheqje.

Mesazhi i tretë: Vetëm Timonierin tonë të Madh nuk ka dështim a skandal që e tut! I mbërthyer me dhëmbë dhe thonj pas karriges!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme