Kryeministri Edi Rama nesër do të vizitojë Athinën. Një vizitë që ka bërë jehonë të madhe në vendin fqinj për arsye se vjen menjëherë pas asaj në Ankara, ku u prit me një ceremoni të veçantë. Mediat greke i kanë kushtuar disa shkrime vizitës, ndërsa “Protothema” ka qenë më e ashpër.
“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka lidhje të ngushta me Ankaranë, por pret “pasaportë Evropiane” nga Athina. Edi Rama po luan një “një lojë të dyfishtë” duke ardhur në Athinë të Premten, ku do të ketë një “takim privat” me Ministrin e Jashtëm Nikos Dendias, ndërsa do të drekojë me Kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe Ministrin e Jashtëm.
Vizita vjen pas asaj në Ankara me ftesë të Presidentit Erdogan. Të dy udhëheqësit, të cilët kanë një marrëdhënie të ngushtë, nënshkruan një seri marrëveshjesh bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, ndërtim, infrastrukturë dhe kulturë. Ata gjithashtu nënshkruan një marrëveshje “Partneriteti Strategjik“.
“Protothema” shkruan më tej në artikull se pas marrëveshjeve, Rama dhe Erdogan kanë folur edhe për cështjen e detit. “Marrëveshja për zgjidhjen e mosmarrëveshjes greko-shqiptare mbi zonat detare i jep vendit tonë (Greqisë) një avantazh juridik dhe diplomatik, pasi ajo tashmë ka bërë marrëveshje përkatëse me Italinë dhe Egjiptin – dhe vetëm me Turqinë dhe regjimin Libian nuk ka bërë. Ankaraja vazhdon të ruajë “kauzën e luftës” në lidhje me shtrirjen e ujërave territoriale greke në 12 milje në Egje”.
Në pushtet për shtatë vjet, vijon më tej shkrimi “Edi Rama konsiderohet aleati më “besnik” i Tajip Erdogan në rajon. Mbi të gjitha, Turqia është një nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri. Ishte Rama që përmes Ankarasë imponoi refuzimin e marrëveshjes së parë greko-shqiptare për krijimin kufirin detar”.
Por cfarë ndodh tani? “Pas “kthesës” së z. Rama, i cili pranoi që cështja e detit të zgjidhet në Hagë është sigurisht perspektiva evropiane e vendit të tij: Shqipëria e Ramës, si Maqedonia Veriore e Zaevit, po pret fillimin e negociatave të pranimit me Bashkimin Evropian: një proces – paketë, e cila tani është bllokuar për shkak të vetos bullgare.
Rama ka të gjitha arsyet për të luajtur “kartën Evropiane”- kjo është arsyeja pse, në fund të fundit, ai vazhdoi marrëveshjen me Nikos Dendias për zonat detare. Por tani Athina është e shqetësuar nga presioni i Ankarasë ndaj z. Rama për ta anuluar. Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka akuzuar Ramën për koncesione ndaj Greqisë dhe diplomaci sekrete. Në dritën e këtyre fakteve, prania e kryeministrit të Shqipërisë në Athinë merr interes të veçantë” shkruan mediat greke./abcnews/
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...