Google ADS

Rama: Në aeroportin e Kukësit po zbarkojnë turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria

08:49 | 2 Korrik 2022
L G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë, duke publikuar në llogarinë e tij në Facebook një video nga aeroporti i Kukësit.

Kreu i qeverisë shkruan se në këtë aeroport nuk ka vetëm pasagjerë nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kukësit me pasagjerët jo vetëm nga Shqipëria e Kosova, por edhe turistë nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, që shfrytëzojnë këtë portë të re të qiellit tonë për të kaluar pushimet në Shqipëri, ju uroj një fundjavë të mbarë🙏”, shkruan kryeministri.

Të ngjashme