Kryeministri Edi Rama, në një takim paraditen e së premtes me Drejtoritë Rajonale të Punësimit, deklaroi se “të gjitha zyrat kanë realizuar objektivat, ndërsa një pjesë e tyre i kanë tejkaluar”.
“Nga maji i vitit të kaluar deri tani, kemi 28 324 të punësuar më shumë. Kjo është një shifër që do të përqeshet ndoshta në rrjetin e komentatorëve të ERTV-së, por është realiteti. Siç është realitet edhe fakti që përmes Zyrave të Punës janë punësuar mbi 14 mijë persona në këtë 6-mujor”, theksoi kreu i qeverisë.
“Ata që duan t’i verifikojnë këto shifra, mund t’i referohen regjistrit të sigurimeve shoqërore të Republikës së Shqipërisë”, shtoi Rama.
Kryeministri nënvizoi se “ka ende hapësirë për të thithur njerëz në tregun e punës”./Top Channel
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...