Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me publikimin e pamjeve nga ajri të kryeqendrës arbërore të Krujës. Te kjo e fundit do të hapet “Shtëpia e arbëreshëve”, një muze me asete të çmuara kulturore.
Në rrjetin e tij social Facebook, ai shkruan: Mirëmëngjes, dhe me imazhet e Shtëpisë së Arbëreshëve, që do të hapë dyert në kryeqendrën arbërore të Krujës, ju uroj një ditë të mbarë!
Ndërkohë në video shkruhet: Pas shekujsh mërgimi, arbëreshët “kthehen” në shtëpi. Në Krujën e Skënderbeut do të hapet “Shtëpia e Arbëreshëve”. Jo thjesht një muze, por një hapësirë dialogu dhe komunikimi mes brezash.
Kujtojmë se ditën e djeshme u zhvillua Samiti i tretë i Diasporës, ku morën pjesë figurat më të larta të shtetit e personalitete të shquara nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi etj.
Rama tha dje në fjalën e tij se “ky samit përbën një faqe të re për shqiptarët”, duke shtuar se nëse ka bashkim forcash asnjë objektiv s’është i paarritshëm./tvklan.al
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës