Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama inspektoi të hënën punimet që po kryhen për ndërtimin e konviktit të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Durrës, ku do të akomodohen 200 nxënës.
Rana ndau në rrjetet sociale batutat që shkëmbeu me një prej sipërmarrësve privatë të angazhuar në kantieret e punëve publike, që, sipas tij, “është një demokrat që i ka ecur shumë mirë me socialistët”.
“Kur një socialist dhe demokrat takohen në rrugën drejt Shqipërisë 2030”, shkruan Rama.
“Me thënë të drejtën me çmime më të ulëta edhe thonë të gjithë nuk bëhet me kaq, pastaj ky i bën. Dhe unë i them ‘po si ja del ti? -Fitoj me humbje,- më thotë’. Kjo ishte formulë që unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë dhe nuk e kam ndeshur në asnjë literaturë se e kam kërkuar. Ke fituar me humbje po sa herë të shoh je i veshur mirë, apo vetëm për të mbajtur moralin lart, se kështu je me humbje”, iu drejtua Rama sipërmarrësit.
Nga ana e tij, sipërmarrësi privat u shpreh se “në 32 vjet nuk ka dështuar në asnjë punë”.
“Ka 8 vjet që më keni pëlqyer. Si s’u lodhe njëherë? Tani jam i kënaqur, s’ka qenë më mirë”, iu drejtua sipërmarrësi kryeministrit.
“Po u lodha unë të vini ju demokratët e të thoni iku ky. Nuk lodhem unë se ju kujtoni se ika. Ju kujtoni se ika edhe pa u lodhur. Se ti ke dhe partinë që fiton me humbje”, iu përgjigj Rama./rtsh.al
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...