Rama ndan shkrimin e “National Geographic” që reklamon Shqipërinë

23:35 | 7 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë  shkrimin e “National Geographic”, e cila përshkruan me detaje perlat që ofron peizazhi turistik i Shqipërisë.

Media në fjalë “zbulon” për turistët vlerat dhe thesaret natyrore që ofron natyra shqiptare, por dhe mikpritja e njerëzve.

“Shqipëria në artikullin e “National Geographic” zbulohet përmes përvojave të jashtëzakonshme të rafting në zemrën blu të Europës – Vjosën – për të shkuar në Beratin pasuri e UNESCO-s dhe drejt kanioneve madhështore të Osumit falë punës fantastike të “Albanian Rafting Group”, në një udhëtim me aromën e verërave nga varietetet autoktone shqiptare dhe ushqimin e shijuar pranë barinjve në peizazhet e paprekura bukolike”, shkruan Rama në Facebook./Arbresh.info/

 

Të ngjashme