Google ADS

Rama ndan pamjet: Për hajër ura e madhe e Kukësit

19:38 | 4 Nëntor 2024
E.G

Ura e Madhe e Kukësit është hapur të hënën për qarkullimin e automjeteve.

Ajo është një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore, që çliron përfundimisht qarkullimin duke aksesuar edhe komunitetet përreth, por dhe krijon lehtësi për automjetet që lëvizin drejt Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga ura në të cilën vijon qarkullimi normal i automjeteve.

Shefi i qeverisë, ndër të tjera, u drejtohet me një mesazh të gjitha atyre të cilët sipas tij kanë sharë dhe kanë hedhur akuza.

Të ngjashme