Tashmë jo vetëm plazhet dhe turizmi veror e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion të vizitorëve të huaj, por zhvillimi i një turizmi gjithëvjetor dhe zhvillimi infrastrukturës po tërheq vëmendje të shtuar të vizitorëve në çdo muaj të vitit.
Shifrat tregojnë se po rritet interesi i vizitorëve dhe i turistëve të huaj për Shqipërinë, ku kryeqyteti po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion turistik për gjithë shtetasit e huaj.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë në Facebook-e tij një foto ku tregon një grup turistësh që ecin në rrugët e Tiranës.
Ai kujton numrin e lartë të vizitorëve të huaj qun ë kanë vizituar Shqipërinë në muajt e parë të verës, duke e quajtur si një “pushtim” të Tiranës si asnjë vit më parë.
Duke publikuar një foto ku duken një grup turistësh rrugëve të qytetit, në postimin e tij, ai shkruan: “Mirëmëngjesi dhe me këtë parakalim turistik në Tiranën e pushtuar si asnjë vit më parë nga vizitorët e huaj, ju uroj një të diel të bukur”
Sipas shifrave të publikuara, fluksi në rritje i vizitorëve të huaj lidhet edhe me zhvillimin e biznesit dhe sipërmarrjet e reja./rtsh.al/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...