Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës.
Ai ka thënë se do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë si Apollonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi apo Elbasani.
Sipas Ramës, kjo hapësirë jo vetëm që do të mundësojë për banorët e Tiranës admirimin e një pasurie kulturore, por dhe do të tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë dhe turistë.
“Kantieri transformues i Mozaikut të Tiranës po formëson një tjetër stacion modern të rrugëtimit të vizitorëve e turistëve gjithnjë e më të shumtë në kryeqytetin tonë të rilindur, ku do të ekspozohen edhe mozaikët e mbyllur të periudhës së antikitetit të hershëm e të vonë që gjenden në sitet tona më magjepsëse si Apollonia, Butrinti, Bylisi, Durrësi, Elbasani, etj.
Kjo hapësirë do t’iu mundësojë edhe banorëve të Tiranës e fëmijëve të tyre, admirimin e një pasurie kaq të madhe kulturore të vendit nëpërmjet teknologjisë digjitale, duke e bërë atë të prekshme me sy për qindramijëra njerëz çdo vit”, ka shkruar kryeministri krahas pamjeve./Arbresh.info/
Konjufca: Tentativat e bandave të dirigjuara terroriste do t...
Sulmi në Ibër Lepenc, Kurti: Institucionet tona të sigurisë ...
Sot varroset 22 vjeçarja që vdiq në aksidentin tragjik në Ka...
Kurti: Terroristët do të përballen me fuqinë e ligjit të Rep...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Lajcak: Përgjegjësit duhet të mba...
Hamza shkon te rezervuarët e KRU “Mitrovica” për ta parë gje...