Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa pamje nga gjimnazi “Pjetër Budi” në Burrel.
Rama ka thënë se ky është një tjetër investim i ministrisë së Arsimit dhe Sportit si edhe bashkisë së qytetit.
Ai shkruan se ky vit shkollor ka nisur për nxënësit dhe mësuesit me kushte më moderne.
“Mirëmëngjes dhe me gjimnazin e rilindur “Pjetër Budi” në Burrel, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Burrel, që ka pritur me kushte moderne 300 nxënës dhe mësues në këtë vit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Arbresh.info/
‘Nxehet’ Kurti në Ferizaj, me zë të lartë tregon se si do t’...
Zyrtare: Dele Alli i bashkohet Comos
Rikthehet TikTok-u në SHBA
Inter merr një fitore solide ndaj Empolit
Sveçla: Në çdo cep të Kosovës po marrim mbështetje të pareze...
Mënyra interesante se si të hiqni dorë nga duhani