Google ADS

Rama ndan pamje nga transformimi i Lulishtes së re në Lezhë

08:33 | 14 Shkurt 2024
E.G

Kreyministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë pamje nga transformimi i Lulishtës së re në Lezhë.

Rama me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se kjo lulishte shtrihet përbri lumit Drin, si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur, por edhe në shërbim të turizmit të qytetit, shkruan Arbresh.info.

Sipas tij, lulishtja i i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut.

“MIRËMËNGJES dhe me transformimin e Lulishtes së re në Lezhë që shtrihet përbri lumit Drin, si një hapësirë e dedikuar për fëmijë e të rritur, por edhe në shërbim të turizmit të qytetit, duke i nxjerrë më në pah vlerat e Memorialit të Skënderbeut, monumentit të vyer historik, që ndodhet përballë saj, ju uroj një ditë të bukur”, ka shkruar kryeministri shqiptar./Arbresh.info/

Të ngjashme