Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bashkë me bashkëshorten Linda Rama, në kremtim të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, shtruan të hënën një darkë Iftari në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Në tryezën e shtruar në Pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm drejtues të besimeve fetare në vend, ministra, deputetë, diplomatë të huaj, drejtues institucionesh, artistë, sportistë, mjekë etj.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka ndarë pamje nga iftari, shkruan Arbresh.info.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoAlbumin e mbrëmjes së djeshme nga sofra tradicionale të iftarit, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...