Rama ndan pamje nga gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë: Hap dyert për vitin e ri shkollor me standartet më të mira

08:19 | 29 Gusht 2024
R J

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë disa pamje nga gjimnazi “Isa Boletini” në Vlorë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se gjimnazi do të hapë dyert për vitin e ri shkollor me standartet më të mira, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë dhe terrene sportive.

“Mirëmëngjes dhe me ndryshimin rrënjësor të gjimnazit “Isa Boletini” në Vlorë, një tjetër shkollë e re që do të hapë dyert në fillimin e vitit të ri shkollor me standardet më të mira për 350 nxënës dhe mësuesit, me 23 klasa të reja, 4 laboratorë të shkencave dhe teknologjisë, terrene sportive dhe palestër moderne, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme