Pak ditë para 12 majit kur pritet që Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama të vizitojë emigrantët në Athinë, ai ka shpërndar në faqen e tij në Facebook, foto nga takimi i parë i mbajtur me emigrantët shqiptarëatje. Fotot janë shkrepur në vitin 2006 kohë, kur Rama drejtonte opozitën.
Krahas fotove, kryeministri shkruan se në 18 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, por veçanërisht shprehet ai “s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë”, ndërsa ndalet te vështirësitë që kanë kaluar shqiptarët që emigruan ndër vite e që sot janë histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta, shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm”, shkruan Rama.
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë