Mospërfshirja e duhur e grave në listat e deputetëve të Partisë Demokratike, ka qënë argumenti me të cilin Edi Rama i është drejtuar grave në fshatin Cepo të Gjirokastrës, për të mos votuar këtë forcë politike.
“Partia Demokratike paguan gjobë se nuk vë dot një grua në listë në Gjirokastër dhe thotë Republika e Re. Republika e burrave, pa gra. Kjo është republika e re?”, tha Rama.
Drejtimi i qeverisë vetëm nga Partia Socialiste, edhe njëherë ka qënë kryefjala e Ramës.
“Je në timon, ke të gjithë përgjegjësinë. Nëse je detyruar të mbash të tjerë në prehër që të mbajnë dorën në timon përgjegjësia e madhe mbetet patjetër por, vështirësia për të ecur shpejt, drejt, pa kthesa, pa ndalesa, pa lëkundje pa tronditje, pa pengesa është shumë e kufizuar., Unë dua ti japim fund bosnjezimit të shtetit. Bosnja është një shtet federal me komunitete të ndryshme, republika më vete. Dhe administrata jonë shtetërore është e copëtuar sikur janë disa republika brenda shtetit dhe mbi çatinë e këtyre republikave janë flamujt e partive”, tha Rama.
Edhe pse ekonomia është rritur me 3.5 %, sërish kjo nuk është e mjaftueshme, tha ai.
“Siç luftuam dhe fituam për të bërë atë që të gjithë thoshin nuk bëhet dot, reformën në drejtësi, do luftojmë për të arritur ekonominë mbi 5% ”, tha ai.
Më herët, kreu i qeverisë inspektoi dhe punimet për ndërtimin e rrugës që lidh tre bashkime Fushë-Arrëz, Pukë dhe Mirditë rrugë e cila ka qenë tërësisht e amortizuar, edhe pse i shërbente më shumë se 50 mijë banorëve të kësaj zone. /TCH/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...