E kemi parë në vijimësi gjatë kohës së karantinës në komunikim live me qytetarët në rrjetet sociale kur u përgjigjej pyetjeve të ndryshme që lidheshin me situatën në vend.
Por kryemistri Rama marrë shkas edhe nga komentet negative, sipas tij kryesisht me pa të drejtë, nëse do të kthehej mbrapsht nuk do tu përgjigjej më.
Mund të jem arrogant, tha Rama, por nuk vras, nuk vjedh dhe nuk shantazhoj.
Rama: Nëse do të kthehesha mbrapsht nuk do tu përgjigjesha më plot komentatorëve fyes, brutalë, kotmëkotistë të faqes sime në facebook. Unë nuk di ta bëj këtë punë kaq të rëndësishme për një vend dhe një popull të tërë pa pasion, pa gjak, pa luftë për bindjet e mia dhe të vërtetat e mia. I mbroj bindjet e mia me forcë dhe të vërtetat e mia pa rezervë dhe kjo për shumë kënd edhe për nga mënyra sesi e bëj unë këtë mund të duket arrogancë, mbase dhe është, nuk e di.
Por ajo që di unë me siguri duan apo nuk duan dhe po të duan të hidhen përpjetë ata që bërtasin për të kundërtën, është se unë nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk fle para të tjerëve, nuk zgjodhem pas të tjerëve, nuk zdërhallem për qejfet e mia lokaleve të Tiranës apo rrugëve të botës dhe shkurt fare unë nuk punoj për të jetuar, por jetoj për të punuar.
Sikurse të mos e jetoja këtë punë si një mundësi për vendin e stërgjyshërve, gjyshërve dhe fëmijëve e fëmijëve të fëmijëve të mi si privilegj i jashtëzakonshëm për të ndihmuar sa më shumë njerëzit dhe kuruar sa më shumë nga plagët e panumërta të së shkuarës së këtij vendi nuk do të duroja dot një minutë jo më vite e vite përditë e përditë lukuninë e faunës sonë të larmishme të xhunglës sonë politike dhe mediatike.
As kam lindur në kallëpin e politikanit dhe as nuk dua të vdes brenda atij kallëpi. Nuk jam dot por as nuk dua të jem, politikani profesionist që ka një fytyrë kur ndizen kamerat dhe një fytyrë tjetër kur fiken kamerat, nuk jam dot as kryeministri tipik që njerëzit e të gjitha kategorive me ngjyra i sheh thjesht si blloqe elektorale dhe e ka profesionalisht të lehtë ti lërë mënjanë hallet, mendimet dhe komentet e tyre kur i shkruajnë. Por i kërkoj ndjesë kujdo që direkt apo indirekt mund ta kem bërë pa dashje të ndihet jo mirë nga komunikimi im pa dorashka.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League