Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë konferencës për shtyp nga Italia, ku po mbahet panairi i verës së “Open Balkan” së bashku me presidentin e Serbisëm Aleksandër Vuçiç dhe kryeminsitritn e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevskin, u shpreh se mosmarrëveshjet më të mëdha mes Shqipërisë dhe Serbisë lindin kur flitet për Kosovën.
Rama foli po ashtu edhe për takimin që pati pak ditë më parë në Tiranë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku zbuloi se ishte më i hapur e më konstruktiv se më parë.
“Nëse do të vazhdonim të mos i flisnim njëri-tjetrit e të qëndronim në barrikadat e së shkuarës, sot mund të kishim qenë në një pozicion shumë të keq me të gjitha krizat që janë shpalosur vetëm në kufijtë e Evropës. Natyrisht kemi një mosmarrëveshje të madhe apo një distancë mjaft e madhe kur bëhet fjalë për atë që ju e quani ‘Kosova e Metohia’ dhe unë e quaj Kosova. Kjo është arsye për të folur më shumë”, ka thënë Rama.
“Edhe procesi i normalizimit është në një tjetër pozitë sot. Besoj fort se edhe pse të gjithë mund të marrin merita, mendoj që u shkojnë qytetarëve të këtij rajoni dhe nevojës për të mos i çuar njerëzit në buzën e një humnere tjetër. Jam takuar me Kurtin para pak ditësh dhe është më i hapur e konstruktiv se më parë. I thashë dhe e përsëris se duhet të nxisim e të sigurohemi se si Asociacioni dhe aspekti fetar i dialogut garantohen 100% për qytetarët serb në Kosovë që janë pakicë dhe duhen parë si urë e së ardhmes, jo problem mes të gjithëve ne në të ardhmen. Këto nuk janë më tabu de i thashë që ka mbështetjen tonë të plotë për të ecur përpara e për të lënë pas krahëve të shkuarën. Jemi këtu për prodhuesit tanë që është shumë më tepër se një produkt, është emir i një vendi. Jemi me ta për t’iu hapur dyert e një prej panaireve më të mëdh”, ka shtuar Rama, shkruan “abcnews“.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...