Takimi me kryeministrin Rama dhe konferenca e përbashkët për shtyp ka qenë etapa e fundit e vizitës së shefes së Politikës së Jashtme të BE në Tiranë.
Në fjalën e tij në këtë konferencë, kryeministri Rama është shprehur i vetëdijshëm që ka për procesin e integrimit implementimi i 5 prioriteteve.
“Jemi absolutisht në një mendje që puna me 5 prioritetet kyçe duhet të vazhdojë intensivisht, pasi janë prioritete që do na shoqërojnë përtej hapjes së negociatave”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shprehur bindjen se, angazhimi i Shqipërisë me Komisionin Europian është një bashkëpunim që do të japë frytet e duhura.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154522884781523/
“Jemi të bindur se çfarë kemi filluar të bëjmë me Komisionin në aspektin teknik, duke mos humbur kohë por duke hyrë në një proces të përbashkët pune që na bën të fitojmë kohë në raport me negociatat vjen në momentin e duhur dhe do të jetë një bashkëpunim i suksesshëm që do të dëshmojë se Shqipëria është gati për të negociuar anëtarësimin”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare ka bërë me dije se gjatë takimit me Mogherinin janë prekur edhe çështje të natyrës rajonale, për të cilat, siç ka thënë ai, bisedimet do të vazhdojmë, raporton Top Channel
Nga ana e saj, Mogherini ka përsëritur mesazhin se vonesat në realizimin e reformës në drejtësi dhe bojkoti i Parlamentit pengojnë integrimi e vendit në BE.
“Në BE, ne jemi gati që të çelim negociatat në momentin që në Shqipëri fillon zbatimi i vettingut. Kështu që radhën e keni ju dhe unë kam qenë shumë e qartë në takimet e sotme se, ata që po përpiqen të vonojnë ritmin e reformave do të rrezikojnë integrimin në BE. Kam qenë e qartë edhe kur kam thënë se bojkoti i Parlamentit ndal procesin e integrimit të vendit në BE”, ka thënë Mogherini.
Më tej ajo ka sugjeruar se, “këto muaj që kanë mbetur para zgjedhjeve të përdoren për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it”.
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...