Rama: Modernizimi i administratës, thelbësore

18:19 | 29 Maj 2024
E.H

Është prezantuar këtë të mërkurë plani i motivimit të administratës publike në Shqipëri.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë falës së tij, tha se modernizimi i administratës është thelbësore, ndërsa shtoi se performanca e administratës është misioni i përbashkët.

“Nëse ka një vlerë të posaçme sot ky takim pas fillimit të procesit që udhëhiqet nga Adea për rienergjizimin e Administratës Publike është fakti që sikundër ju e patë, nisma ka një element thelbësor në të gjithë mënyrën se si ëhstë projektuar. Sa më shumë të përmirësohen, aq më shumë secili mund të presë nga vetja dhe nga ne. Në dukej duken gjera të vogla, njeriu thotë ‘pse nuk janë bërë më parë’. Pikërisht sepse nuk është ndjekur më parë një praktikë e tillë, shefave që marrin vendime u duken të vogla. E kanë të vështirë ta kuptojnë se numërimi në orën 8 të mos kthehet në një akt formal të gjoja disiplinës. Dikur kam bërë debat me një koleg që i kishte fiksim ti kapte punonjësit te dera në orën 08:01. Eksperienca ime ishte ndryshe. Gjëja kryesore për mua ishte të ndjerit e stafit si pjesë e një pune të përbashkët. Si pjesë e misionit, një arsyeje të përbashkët. Dhe jo si pjesë e një urtinë me një disipline formale që ta heq qejfin e ditës së punës. Shumica e shërbimeve jepen online. Ne nuk kemi sportele. Janë 90 përqind e proceseve që sot janë online.”, tha Rama./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme